Si ta nxisim rritjen më të shpejtë të flokëve

Mbase ju duket që ju nevojitet një jetë e tërë që tju rriten flokët, mirëpo ekzistojnë truke me të cilat në mënyrë natyrore mund të shpejtoni rritjen e tyre. Flokët rriten maksimumi 1 centimetër në muaj, por rritja e tyre mund të stimulohet, megjithëse brenda disa kufijve.

flok21. Për t’i rritur flokët në mënyrë natyrale, duhet të kurohen, duke evituar lyerjen e shpeshtë të tyre, piastrën dhe trajtime të tjera për flokët.

2. Kujdes i veçantë duhet treguar edhe në zgjedhjen e shampos dhe balsamit për flokët, si dhe duhen prerë majat e dyfishta të flokëve, në mënyrë që të mos dëmtohet pjesa e shëndetshme e tyre.

3. Shmangni ndryshimet ekstreme të ngjyrës së flokut, pasi është një shkatërrim i garantuar, si dhe nxehtësitë e tepërta gjatë krehjes apo modelimit të tyre.

4. Për stimulimin e rritjes së tyre këshillohet që një herë në dy javë t’i shpëlani me ujin e rozmarinës, pasi kjo e fundit të jetë zierë në të.

5. Rrënja e flokut ka nevojë që një herë në javë të masazhohet me delikatesë para larjes, pasi kështu stimulohet rritja e tij.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës