Nuk arrini të mbani ekuilibrin mbi një këmbë për 20 sekonda? Ja nga çfarë rrezikoheni

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Po sikur t’ju themi se qëndrimi me një këmbë për 20 sekonda (ose më shumë) mund të zbulojë shumë gjëra në lidhje me shëndetin tuaj. Mund të duket pak e pabesueshme, por kështu na sugjeron një studim i publikuar tek revista Stroke.kembe1

Hulumtuesit shkencorë tek Universiteti Kyoto në Japoni u kërkuan rreth 1400 njerëz (mesatarisht 67 vjeç) të qëndronin me një këmbë të ngritur dhe sytë e hapur për rreth 60 sekonda.

Të gjithë e provuan këtë dy herë. Më pas, duke përdorur skanerin MRI, hulumtuesit skanuan trurin e të gjithë vullnetarëve.

Ata zbuluan se njerëzit të cilët nuk arritën të mbanin ekuilibrin për 20 sekonda kishin sëmundjen cerebrale të enëve të vogla të gjakut (SVD), edhe pse nuk ishin shfaqur akoma simptomat. SVD lidhet me goditjen në tru, dementian, madje edhe sëmundjen e Parkinsonit.

Si mund të sigurojë informacione në lidhje me shëndetin e trurit qëndrimi me një këmbë:

“Ekuilibri arrin të mbahet nga 3 qarqe ndijore”, shpjegon Jose Biller, neurolog tek klinika Loyola Medicine.

“Vizioni, ndijori i pozicionit të trupit dhe sistemi vestibular (veshi i brendshëm)”.

Nëse do ta kishit mësuar më mirë anatominë në shkollën e mesme, do të mbanit mend që truri i kontrollon të gjithë këto qarqe ndijore. Prandaj, çdo humbje ekuilibri mund të sugjerojë dëmtim në tru.

Prandaj bëni testin e ekuilibrit për ta parë nëse mund t’ia dilni. Nëse nuk mund të mbani ekuilibrin me një këmbë për 20 sekonda, mund të rrezikoheni nga një sëmundje në tru ose probleme me kujtesën. Konsultohuni me një mjek.

 Burimi: Prevention.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur