“Jemi të shkatërruar”: Djali 3-vjeçar i këngëtarit diagnostikohet me kancer

noah

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Djali i këngëtarit Michael Bublé, Noah, është diagnostikuar me kancer pas një kontrolli rutinë tek doktori.

Noah i vogël, i cili mbushi 3 vjeç në shtator, ka udhëtuar në SHBA me prindërit (modelja Luisana Lopilato dhe këngëtari Michael Bublé) për t’u trajtuar.

Në një postim në Facebook, këngëtari shkruan:

“Jemi të tronditur për diagnozën e fundit të djalit tonë të madh, Noah, që ka rezultuar me kancer. Ai po trajtohet aktualisht në SHBA.

“Kemi folur gjithmonë për rëndësinë e familjes dhe dashurinë që kemi për fëmijët tanë”.

michael-buble

“Unë dhe Luisana do t’ia kushtojmë të gjithë kohën dhe vëmendjen tonë Noas, që ai të bëhet mirë, prandaj kemi pezulluar aktivitetet tona profesionale për momentin”.

“Gjatë kësaj kohe të vështirë, ju kërkojmë të luteni për të dhe ju lutem respektoni privatësinë. Kemi një rrugë të gjatë dhe shpresojmë se me mbështetjen e familjes, miqve, fansave në të gjithë botën dhe besimin tonë në Zot, të mund ta fitojmë këtë betejë”.

michael-buble1

Fillimisht mjekët kishin kuajtur se Noah kishte shyta, më pas kanë kuptuar se ishte prekur nga kanceri.

Para një viti ai pësoi djegie të rënda në lëkurë pasi derdhi ujë të nxehtë.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore