Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Ato nuk janë saktësisht ushqimi më i shijshëm në botë, por studimi i ri ka gjetur se duke shtuar më shumë bizele në dietën tuaj të përditshme, mund të merrni përfitime të shumta shëndetësore, thotë Lisa Moskovitz, nutricioniste si dhe autore e librit “Living a Real Life With Real Food” .
Një analizë e 21 hulumtimeve klinike, publikuar në gazetën “Clinical Nutrition” ka gjetur se njerëzit të cilët shtuan vetëm 3/4 filxhan bizele, fasule, apo thjerrëza në dietën e tyre të përditshme, humbën rreth një gjysëm kile (0.45 kg) pas gjashtë javësh pa ndryshuar zakonin e të ushqyerit. Kjo ndodh për shkak se bizelet kanë proteina dhe fibra, kështu ato mund të mbajnë një person të ngopur për një kohë të gjatë. Proteinat dhe fibrat janë dy komponentet kryesore për humbjen e peshës, vijon Moslovits.
Fibrat e gjendura në fasule, bizele, bishtajore janë veçanërisht të dobishme për humbjen e peshës. Fibrat përmbajnë karbohidrate dhe zero kalori, ato jo vetëm që ndihmojnë në rregullimin e tretjes, dhe rregullojnë nivelin e sheqernave në gjak, por gjithashtu bëjnë mrekulli për belin tuaj.
Këto perime dhe bishtajore me përmbajtje proteinash, hekur, kalium, kalcium janë numri një për humbjen e peshës.
Por nuk është e thënë të uleni me një tas me bizele para për të marrë dozën tuaj të përditshme (edhe pse mund ta bëni nëse dëshironi). Në vend të kësaj, ekspertët rekomandojnë ti shtoni ato në sallata dhe makarona, për shije më të mirë.
Burimi: glamour


