A mund ta diagnostikojmë kancerin përmes lotëve?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Zakonisht kur shkon të shohësh një film të trishtueshëm në kinema përveçse ha kokoshka, të shpëton dhe ndonjë lot. Por në një kinema të Zelandës së Re, diçka tjetër ndodh, një kërkim potencial për të zbuluar kancerin e gjirit.kinema

Femrat shohin dramën Brooklyn dhe dhurojnë lotët e tyre për studiuesit të cilët janë duke punuar mbi një pajisje të re të zbulimit të kancerit.

Hulumtuesit shkencorë amerikanë nga kompania “Ascendant Diagnostics” besojnë se lotët ndihmojnë në zbulimin e kancerit të gjirit me 90% saktësi.

“Zbulimi i kancerit të gjirit gjendet në një grup proteinash në lotin e femrës, që quhen Melody. Ky grup proteinash dallon femrat që kanë kancer gjiri nga ato që nuk e kanë me një ndjeshmëri 88 % dhe saktësim 86%”, shpjegon kompania.

Por para se të kërkojnë miratimin e rregullatorit, studiuesit duhet të testojnë pajisjen dhe kërkojnë më shumë lot. Për këtë, 400 femra vullnetare  kanë parë në ekranin e madh filmin e trishtë Brooklyn për të dhënë lotët e tyre. Kompania shpreson të krijojë një pajisje që mund të diagnostikojë më lehtë dhe më herët kancerin e gjirit.

Teksa mamografia është mënyra më e mirë sot për sot për të zbuluar kancerin, kompania thotë se janë 13 për qind efektive për gratë me shumë inde të dendura. Teknologjia e re nuk e ka këtë problem, prandaj shkencëtarët po planifikojnë ta përdorin atë së bashku me teknika të tjera.

Kjo teknologji mund të konsiderohet si një arritje e madhe e shkencës, edhe pse do të duhen pak vite që ajo të zhvillohet.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

 

 

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm