“Ishte një mrekulli”, 9-vjeçarja i shpëton jetën motrës së vogël

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Lily Thomas ishte vetëm 9 vjeç kur i shpëtoi jetën motrës së saj, Ava.

Vogëlushja Ava vuante nga sindroma MPS 1 Hurler, një sëmundje e rrallë gjenetike, dhe kishte nevojë urgjente për transplantimin e palcës së kockave.motra

Vajzat e vogla u shfaqen në emisionin televiziv “Today Extra” me prindërit e tyre të enjten, ku nëna e tyre e përshkroi transplantin si një mrekulli.

“Ishte padyshim një mrekulli,” tha znj. Thomas.

Ava ishte vetëm 5 muajshe, kur u diagnostikua me sindromën MPS 1 Hurler. Njerëzit me këtë gjendje kanë mungesë të enzimës që ndihmon në zbërthimin e zinxhirët e gjatë të molekulave të shqerit, të quajtura “glycosaminoglycans”. Pa këtë enzimë, molekulat “glycosaminoglycans” formohen në trup dhe dëmtojnë organet, përfshirë këtu edhe zemrën.

Znj. Thomas tregon se Ava ka lindur para kohe dhe ka përjetuar një kollë të rëndë kur ishte vetëm 4 javëshe.

Pas kontrollit që i bënë mjekët zbuluan edhe gjendjen e saj. Fillimisht ajo iu nënshtrua një terapie të zëvendësimit të enzimës dhe më pas u krye transplanti i palcës së kockave.

“Jam shumë e lumtur që munda ta ndihmoja atë”, tregon e motra e saj, Lily.

Operacioni i shpëtoi jetën Avas falë të motrës, megjithëse ajo ende ka disa komplikime të vogla, të cilat do të shërohen plotësisht me kalimin e kohës.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës