Infeksioni urinar, si ta trajtojmë në shtëpi!

Përgatiti për: www.shendeti.com.al: Elena Beta                 

urinaSipas statistikave, infeksionet urinare janë shumë të shpeshta dhe shfaqen si shkak i ndotjes nga mikroorganizmat e ndryshëm, për shkak të pranisë së gurëve në organet e traktit urinar dhe kur imuniteti është i ulët. Zakonisht këto janë infeksione bakteriale. Të gjitha pjesët e sistemit urinar mund të preken nga infesionet, por zakonisht fshikëza urinare (cistitis) dhe uretra (uretritis) janë më të pritura për t’u infektuar. Simptomat që paralajmërojnë një problem të tillë janë:

  • Ndjesi të dhimbshme djegie gjatë procesit ët urinimit
  • Temperaturë e lartë dhe ethe
  • Nevoja për të shkuar në banjo më shpesh
  • Gjurmë gjaku në urinën tuaj
  • Urinë e errët dhe e thatë
  • Dhimbje të barkur dhe legenit
  • Erë e çuditshme e urinës

Sodë buke dhe ujë:  Kjo nuk mund të jetë alternativa më e mirë, kur është fjala për shijen, por mund të konsiderohet si më efektivja kur është fjala për kurimin. Përzierja e një lugë çaji sodë buke me një gotë ujë do të kontribuojë në eliminimin e aciditetit të pranishëm në traktin tuaj urinar.

Ananas:

Enzimat e gjendura në ananas të quajtura bromelain janë testuar dhe provuar se japin rezultate të rëndësishme në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar. Funksionet anti-inflamatore të këtij fruti të shijshëm trajtojnë shumë më shpejt problemin tuaj kur kombinohen dhe me metoda të tjera.

Vitaminë C:

Vitamina C në dietën tuaj është thelbësore për shumë funksione të ndryshme trupore. Mjekët kanë vënë re se kjo vitaminë është veçanërisht e mirë në luftimin e aciditetit në urinën tuaj dhe parandalimin e baktereve që zhvillohen në të.

Kos:

Kosi mund të konsiderohet si “hero” kur është fjala për të parandaluar infeksionet urinare. Jo shumë njerëz i njohin efektet e tij pozitive. Bakteret e shëndetshme në të, luajnë një rol të madh në trajtimin e infeksioneve urinare. Vetëm sigurohuni të shmangni koset e përpunuara pasi përmbajnë sheqer, gjë që nuk kontribuon në kurimin e këtyre infeksioneve.

Burimi: healthyandnaturalëorld / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës