Ja pse duhet ta nisni ditën me ujë dhe limon, do të merrni përfitime të pafundme shëndetësore

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

uje-me-limonPastron sistemin: uji më limon rrit funskionin enzimë, stimulon mëlçinë dhe largon toskinat dhe mbeturinat nga trupi.

Ndihmon në tretje: uji me limon largon toksinat e këqija nga trupi dhe lehtëson simptomat e urthit, problemet e stomakut dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Pastron lëkurën: antioksidantët që gjenden në limon ndihmojnë në heqjen e puçrave, akneve dhe porblemet e tjera të lëkurës. Ai ndihmon në parandalimin e rrudhave gjithashtu.

Lufton infeksionet virale: uji i ngrohtë me limon është mënyra më efektive për të zvogëluar infeksionet virale dhe pastrimin e fytit. Lëngu i limonit nxit sistemin imunitar dhe në të njëjtën kohë ndihmon në luftimin e plotë të infeksionit.

Nxit sistemin imunitar: vitamina C që gjendet në limon është faktor kyç që ndihmon në nxitjen e sistemit imunitar.

Është burim i shkëlqyer kaliumi: limoni është i pasur me kalium, i cili është i mirë për shëndetin e zemrës dhe funksionin e trurit.

Freskon frymëmarrjen: uji me limon lehtëson dhimbjen e dhëmbëve dhe pastron gojën nga mikrobet. Megjithëse aciditeti i limonit dëmton smaltin e dhëmbëve, kur hollohet me ujë ai nuk e ka këtë ndikim negative.

Ul inflamacionin: nëse pini një gotë ujë më limon çdo mëngjes do të ulet aciditeti në trup. Ai do të nxisë heqjen e baktereve përmes urinës.

Rrit energjinë: lëngu i limonit i jep trupit energji dhe ndihmon në uljen e ankthit dhe depresionit. Vetë aroma e limonit ka një efekt qetësues në sistemin nervor.

Ndihmon në humbje peshe: për shkak të fibrave që përmban, limoni ndihmon në luftimin e ndjenjës së urisë.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin