Dhimbja e mesit, cilët janë shkaktarët

Përgjigjja nga mjeku – fizioterapist Petrit Drini:

Si fillim duhet të themi se ekzistojnë dy lloje dhimbjesh mesi: akute dhe kronike. Dhimbja akute është rezultat i dëmtimeve muskulare, legamentoze, artikolare dhe diskale që shoqërohen me fenomenin e inflamacionit (përflakjes). Inflamacioni si fenomen përbëhet nga simptoma, si: dhimbja, enjtja, temperatura, kufizim lëvizje, përskuqje.

Ushtrim

Ushtrim për dhimbjen e mesit

Inflamacioni dhe dhimbja bëjnë pjesë në procesin e shërimit dhe ndalojnë atëherë kur rikuperimi i indit të dëmtuar ka mbaruar. Dhimbja na bën që të ndryshojmë pozicionin, pra parandalon dëmtimin e mëtejshëm dhe është pjesë e mekanizmit mbrojtës të trupit. Një dhimbje akute mund të zgjasë nga disa orë deri në maksimum 30 ditë.

Arsyet e kalimit nga dhimbja akute në atë kronike janë ata faktorë që mbajnë dhimbjen prezente edhe kur procesi i rekuperimit të indeve të dëmtuara është në rrugë të mbarë. Këta faktorë quhen faktorë rreziku të kronicitetit dhe janë faktorë fizik dhe sidomos psikik e social.

Në aspektin fizik faktorët janë: kufizimi i lëvizshmërisë artikulare, reduktim i lëvizjes në përgjithësi, mbipesha, pirja e duhanit, përkujdesje e dobët për veten.

Faktorët psikik janë: stresi, depresioni.

Faktorët socialë: pakënaqësi profesionale, sindromi i ankthit.

Lombalgjia kronike është rasti kur dhimbja zgjat për më shumë se tre muaj edhe kur dëmtimi i ndodhur i indit nuk ekziston më. Dhimbja kronike nuk ka më funksion mbrojtës, ajo bëhet autonome, redukton funsionalitetin e kolonës vertebrale dhe favorizon paaftësinë.

Shkaqet e dhimbjes së mesit mund të jenë:

Hernia diskale lumbare, infeksionet, tumoret, inflamacionet e fashetave artikulare, problemet muskulare, ngushtim të kanalit të kolonës vertebrale, sindroma të ndryshme, si: piriformis, ilio psoas, prania e pikave të dhimbjes etj.

(Një informacion më të plotë mund të lexoni në numrin e 1 majit 2014 të gazetës “Shëndet”)

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese