Përgatiti për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Kur bëhet fjalë për yndyrat, është një lloj që duhet ta konsumoni patjetër: acidet yndyrore omega 3. Dy llojet kryesore të saj — EPA dhe DHA –gjenden më shumë tek peshku. Ndërsa ALA (acidi linolenik alfa), gjendet tek burimet bimore si frutat e thata dhe farat. Këto yndyra i duhen trupit jo vetëm për të funksionuar, por i sigurojnë edhe një sërë përfitimesh shëndetësore. (lexoni- Acide Yndyrore Omega 3, kundër artritit, depresionit dhe astmës).
Disa nga shenjat që shfaq organizmi kur ka mungesë të acideve yndyrore omega 3 janë:
- Probleme me zemrën
- Duar dhe këmbë jashtëzakonisht të ftohta
- Dhimbje të kyçeve
- Probleme me kujtesën
- Imunitet i ulët
- Nivel të ulët të energjisë
- Probleme me shikimin
- Depresion
- Shtim në peshë

