“Gripi i mori jetën vajzës time 5-vjeçare”, nëna paralajmëron prindërit e tjerë

scarlett-anne-taylor

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

“Të gjithë fëmijët sëmuren nga gripi, sidomos gjatë dimrit, kur janë në shkollë dhe shpërthejnë viruset. Këtë mendoi nëna e 5-vjeçares Scarlett Anne Taylor kur ajo ishte dërguar nga shkolla në shtëpi sepse e kishte zënë gripi. Por, ndodhi e paparashikueshmja.

Dy ditë më vonë, vajza filloi të kishte vështirësi me frymëmarrjen dhe u dërgua me urgjencë në një spital në Tacoma, Uashington. Mjekët u përpoqën ta stabilizojnë, por gjendja e saj sa vinte e përkeqësohej. Brenda 4 orësh, vajza ndërroi jetë nga ndërlikimet e shkaktuara nga gripi”.

“Nuk mund ta besoja se ndodhi një gje e tillë”, tregon nëna e 5-vjeçares, Rebecca Hendricks, për Daily Mail Online.

“Më parë mendoja se të gjithë preken nga gripi”.

“Më duket si ëndërr”.

“Atë mëngjes ajo u zgjua nga gjumi, hëngri të gjithë drithërat dhe piu qumështin. Një ditë më parë ishim duke bërë Pazar së bashku, më pas shkoi tek dentisti dhe bëri një vizatim për të vëllanë…Ishte plot jetë”.

Ashtu si shumë fëmijë, Scarlett nuk ishte vaksinuar.

Rebecca tregon se nuk e kishte ditur sa i rëndësishëm ishte vaksinimi.

“Nuk kam dëgjuar më parë që dikush të vdesë nga gripi. I gjithë faji është i imi. Mendova që Scarlett është gjithmonë e shëndetshme, energjike, plot jetë, dhe mund ta mposhtte gripin. Veprova edhe unë si shumica dhe nuk e vaksinova vajzën”, rrëfen Rebecca.

Tani Rebecca po paralajmëron familjet e tjera që të vaksinohen. Ajo ka themeluar fondacionin “Lufto Gripin” për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi rreziqet e mos vaksinimit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?