Ja çfarë të konsumoni gjatë ditëve të ftohta!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

peshkuGjatë stinës së dimrit secili prej nesh duhet të kujdeset dy-fish për ushqimet që konsumon, pasi sistemi imunitar është i dobët dhe shanset për t’u prekur nga virozat stinore rriten ndjeshëm. Vitaminat janë kryesore dhe sduhet të mungojnë në organizëm. Gjithashtu ushqimet që konsumoni duhet të jenë sa më të freskëta.

Peshk për vitaminën D

Dielli tani nuk ngroh si më parë. Kjo do të thotë se vitamina D do të mungojë. Konsumimi një ose dy herë në javë i peshkut do të plotësojë nevojën tonë për vitaminë D.

Vitamina C për forcimin e sistemit imunitar

Konsumimi i frutave apo zarzavateve që përmbajnë vitaminën C është i domosdoshëm për forcimin e sistemit imunitar. Agrumet, majdanozi, zarzavatet me ngjyrë jeshile janë një burim i rëndësishëm i vitaminës C dhe në të njëjtën kohë përforcojnë sistemin imunitar.

Këshillohet konsumimi i produkteve sa më të freskëta

Është shumë e rëndësishme që këto produkte të konsumohen të freskëta. Le t’i kushtojmë pak vëmendje këshillave të mësipërme nëse dëshirojmë të kalojmë stinëne ftohtë pa probleme shëndetësore.

Burimi: healthyfood

 

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve