Ja si ndryshon jeta e një femre pas të 30-ave. Krahasime me foto në të 20-at dhe 30-at

Nga 20 vjeç në 30, jeta e një femre ndryshon shumë, jo vetëm në karakter, por edhe në mënyrën e të jetuarit, të menduarit, të ushqyerit, të veshjes etj.

Në këtë postim gazeta Shëndeti do t’ju paraqesë disa foto, ku tregohet ndryshimi i jetës së femrave nga 20 në 30 vjeç.

NË MBRËMJE

mbremje

Nëse 20 vjeç ju mendoni për jetën e natës dhe si të bëni një make-up sa më të bukur, në të 30-at në mbrëmje mendoni si ta hiqni sa më shpejt make-upin që mos t’ju rrudhet lëkura.

 

SMS QË I DËRGON BASHKËSHORTIT

meshazhet-qe-i-degon-burrit

Nëse para të 30-ave dergonit më shumë sms duke shprehur dashurinë, pas të 30-ave do t’i dërgoni sms për nevojat ditore, si qumësht, bukë dhe djathë. Sigursht që përgjigjet e bashkëshortit do të jene të shkurtra dhe thjesht aprovuese.

 

MBREMJET E VONA

mbremjet-e-vona

Nëse para të 30-ave dëshironit të kalonit netët e vona jashtë në shoqërinë e njëri-tjetrit, pas të 30-ave në orët e vona, njërin do ta zërë patjetër më shpejt gjumi. 😛

 

METABOLIZMI

metabolizmi

Nëse para të 30-ave mund të shijonit një çokollatë të plotë, pas të 30-ave duhet ta zëvëndësoni çokollatën me karrotë, metabolizmi do t’ju ngadalësohet ndjeshëm.

 

OPINIONI I TË TJERËVE

opinioni

Nëse para të 30-ave ju shqetësonte dhe ju mërziste ajo çka të tjerët mendonin për ju, tani s’do t’ju interesojë më.

 

MOSHA

mosha

Kur jeni 20 vjeç frikësoheni se do të plakeni një ditë. Në të 30-at mendoni se jeta sapo ka filluar për ju.

 

SHOQERIA

shoqeria

Nëse para të 30-ave kishit dëshirë për shumë miq në rrjetet sociale apo në jetën reale, pas të 30-ave do të keni vetëm 2-3 miq të mirë.

 

UDHETIMET

udhetime

Nëse para të 30-ave ju pëlqenin udhëtimet e shpeshta, të zhurmshme dhe në hotele jo shumë komode, pas të 30-ave do të ndryshojë gjithçka! Do të kërkoni më shumë komoditet dhe qetësi.

Burimi: BRIGHT SIDE

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera