Çfarë është leucemia akute limfoblastike: njihuni me simptomat dhe format e këtij lloj kanceri

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Leucemia akute limfoblastike është kanceri i qelizave të bardha të gjakut. Ka dy lloje qelizash të bardha të gjakut, limfocidet dhe qelizat mieloide. Të dy llojet e qelizave veprojnë sëbashku për të luftuar infeksionet. Normalisht, qelizat e bardha të gjakut riparohen dhe riprodhohen në mënyrë të rregullt dhe të kontrolluar. Por në leucemi, procesi del jashtë kontrollit dhe qelizat vazhdojnë të ndahen në palcën e eshtrave. Këto qeliza që ndahen nuk arrijnë të piqen dhe nuk e lejojnë formimin e qelizave të shëndetshme të gjakut dhe për pasojë e bëjnë të pamundur luftimin e infeksioneve.

Kjo gjë çon në rritjen e rrezikut të infektimit, për shkak se palca e kockave nuk mund të prodhojë qeliza të shëndetshme të kuqe të gjakut dhe trombocide, gje e cila ju con në simptoma të tilla si anemi apo rrjedhje gjaku.

leucemiEkzistojnë 4 lloje të leucemisë:

  • Leucemia limfoblastike akute
  • Leucemia mieloide akute
  • Leucemia limfocitike kronike
  • Leucemia mieloide kronike

Format kronike të sëmundjes priren të zhvillohen tek të rriturit dhe janë shumë të rralla tek fëmijët. Shkaqet e leucemisë limfoblastike akute ende nuk dihen.

Simptomat janë të ngjashme me format e tjera të leucemisë dhe përfshijnë:

  • Lodhje e vazhdueshme për shkak të anemisë, që shkaktohet nga mungesa e qelizave të kuqe të gjakut.
  • Rrjedhje gjaku nga hundët.
  • Gjakderdhje që nuk ndalon për një kohë të gjatë, për shkak të nivelit të ulët të trombocideve, të cilat ndihmojnë në mpiksjen e gjakut.
  • Infeksionet e vazhdueshme për shkak të nivelit të ulët të qelizave të bardha të gjakut.
  • Sëmundje të shpeshta
  • Dhimbje të vazhdueshme
  • Gjendra limfatike të fryra.

Burimi: Daily Mail & Macmillan Cancer Support

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?