Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktorja e famshme, e njohur për martesat e shumta!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

Aktorja me origjinë hungareze, Zsa Zsa Gabor, (emri i vënë nga prindërit Sári Gábor) ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare, ditën e diel, në Los Anxhelos, SHBA. Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i saj, Edward Lozzi, i cili ka njoftuar se Zsa Zsa pësoi një atak kardiak.

Zsa Zsa Gabor (Sári Gábor)

Zsa Zsa Gabor (Sári Gábor)

Aktorja ka qenë e njohur për jetën luksoze dhe martesat e shumta, prej të cilave janë bërë publike (së paku nëntë). Karriera e saj nisi me kurorën e ‘Miss Hungarisë’ në vitin 1936 dhe që nga vendosja në SHBA, ajo ka luajtur në dhjetëra filma dhe seriale televizive, në disa prej të cilave portretizonte veten.

Ndër rolet e saj më të mira përmenden ato në filmat, si “Moulin Rouge” (1952), “Lili” (1953), “Touch of Evil” (1958) dhe “Queen of Outer Space” (1958).

Ajo njihet si autorja e shprehjes së famshme: “Unë jam një “mbajtëse” shtëpish shumë e zonja. Sa herë që e le një burrë, i marr edhe shtëpinë”./ BBC

zsa-zsa-gabor-1 zsa-zsa-gabor-2 zsa-zsa-gabor-3 zsa-zsa-gabor-4 zsa-zsa-gabor-5 zsa-zsa-gabor-6 zsa-zsa-gabor-7

 

 

Postime të ngjashme

Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë