Kushte skandaloze për fëmijët e sapolindur, materniteti i Lezhës jashtë standardeve

lezheKushtet skandaloze të maternitetit të Lezhës vënë në rrezik qindra gra dhe bebe që trajtohen në këtë spital. Atje ku kujdesi do të duhej të ishte me i madh pasi sillen në jetë foshnjat, mungon pothuajse gjithçka. Godina e maternitetit është tejet e amortizuar dhe prej vitesh kanë munguar investimet. Pamjet flasin vetë për gjendjen e sallave ku vijnë në jetë fëmijët apo dhomat ku ata qëndrojnë, lagështira haset kudo, madje edhe në sallën e operimit.

Shefi i Shërbimit të spitalit Obstetrik Gjinekologjik, Leon Kaza, tregon se sa e vështirë është puna në këtë maternitet si pasojë e mungesave të shumta, duke nisur nga ekografia që do të ndihmonte në kryerjen e ekzaminimeve në diagnostikimin e patologjive të ndryshme.

Mungesa e një laboratori krijon vështirësi të mëdha, pasi ai aktual sipas Kazes punon në mënyrë të cunguar, dhe ofron vetëm analizat bazë dhe jo me kohë të plotë.

Edhe në repartin e Neonatologjisë ka mungesa të shumta gjë që na sjellë probleme me trajtimin e lindjeve të parakohshme, tregon mjeku.

Materniteti i Lezhës mbulon një zonë të gjerë si Lezhën, Mirditën, Kurbinin, madje me një udhëzim të Ministrisë së Shëndetësisë edhe Matin, edhe pse nuk bëjnë pjesë në rajonin e Lezhës. E megjithatë, pavarësisht numrit të madh të pacientëve, ka mungesa të theksuara në burime njerëzore, pasi mungojnë disa mjekë specialistë.

Mjeku Obsteter deklaron se në këtë maternitet po punohet në cenim të sigurisë dhe tejkalim të mundësive të personelit.

Ai tha se kanë konstatuar një shurdhëri nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë sa i takon kërkesave të vazhdueshme për investime në maternitetin e Lezhës./ Balkanweb

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO