Kujdes nga mishi i konservuar, ja çfarë simptoma mund të përkeqësojë në trupin tuaj!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

mish-konsSipas një studimi të fundit të publikuar në revistën franceze “Thorax” konsumimi i mishit të konservuar mund të  përkeqësojë simptomat e personave që vuajnë nga astma.

Studiuesit bëjnë të ditur se produktet, si: salçiçe, sallam apo proshuta mund të kenë në përbërje të tyre nitrat, i cili përkeqëson rrugët e frymëmarrjes.

Deri më tani studimi është kryer tek 1000 francezë.

Pjesa më e madhe e personave që morën pjesë në studim vuanin nga sëmundja e astmës dhe ata që kishin konsumuar më tepër se katër racione mishi të konservuar ose rreth tetë feta proshute në javë kishin shfaqur përkeqësim të simptomave të tyre.

Studiuesit rekomandojnë që çdo person të mos konsumojë më tepër se 70 gramë mish të konservuar në ditë.

Me pak fjalë për të qenë i shëndetshëm një person mund të konsumojë jo më tepër se një fetë të hollë proshute në ditë.

Studiuesit thonë se duhen ende kërkime të tjera për të vërtetuar tërësisht lidhjen midis mishit të konservuar dhe sëmundjes së astmës.

Megjithatë ata rekomandojnë që si për çdo sëmundje tjetër edhe për astmën më e rëndësishmja është që çdo person të ushqehet shëndetshëm, pra të ketë një dietë të ekuilibruar me sa më shumë produkte të freskëta dhe sa më pak ushqime të përpunuara , kripë, sheqer apo yndyrna të ngopura.

Burimi: BBC

Postime të ngjashme

Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin