Ja për çfarë na bën mirë lulelakra!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

laker33Të gjithë e dimë që sa më shumë ngjyrë të ketë një perime, aq më e shëndetshme është por kjo nuk vlen për lulelakrën. Është e vërtetë që lulelakrës i mungojnë disa komponentë si klorofila, që është prezente tek pjesa më e madhe e perimeve. Por nëse gatuhet mire, (psh, e zierë apo në avull), ajo përmban shumë elementë ushqyese, madje ndonjëherë më shumë se perimet e tjera.

  1. Lufton kancerin

Lulelakra lufton kancerin, pasi përban sasi të lartë sulforaphane dhe indole-3-carbinol (I3C), dy elementë që kanë veti anti-kancerogjene.

  1. Përmirëson shëndetin e veshkave dhe të sistemit kardiovaskular

Sipas studimeve të publikuara në revistën “American Journal” për hipertensionin në shkurtin e vitit 2012 u zbulua se sulforaphane normalizon gjithashtu shëndetin e veshkave si dhe ul ndjeshëm tensionin e gjakut.

  1. Bën mirë për tretjen e ushqimeve

Një filxhan me lulelakër të zier përmban 12% të kërkesës ditore për fibra, të cilat pastrojnë zorrët. Përbërësit tek lulelakra mbrojnë stomakun nga prekja me bakterin shkatërrues Helicobacter pylori, i cili rri rrezikun për ulcer dhe kancer.

  1. Burim i mirë i vitaminës C

Një filxhan me lulelakër përmbush 100% të kërkesës ditore për vitaminë C. Një antioksidant i domosdoshëm vitamina C, ndihmon në mbrojtjen kundër radikaleve të lira, si dhe na ndihmon në prodhimin e kolagjenit.

Burimi: healthyfood

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit