Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Venat dhe variçet janë një kusht shëndetësor që prekin shumë njerëz, sidomos femrat. Nëse nuk trajtohen dukja e tyre mund të përkeqësohet, të shkaktojë dhimbje dhe mund të kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale për t’u hequr.
Në këtë postim do t’ju paraqesim nëj mënyrë natyrale se si të reduktoni dukjen e venave dhe variçeve.
Merrni disa domate jeshile dhe pritini në feta të holla në mënyrë rrethore. Spërkatini domatet me pak uthull molle (jo shumë) dhe vendosini sipër zonave me variçe. Lidheni këmbën me një fasho, në mënyrë që domatet të qëndrojnë për të paktën 30-40 minuta.
Përsëriteni këtë metodë 2 herë në ditë për 2 javë. Pas 2 javësh trajtimi, fryrja e venave dhe variçeve të fryra do të zhduket tërësisht.
Domatet veprojnë si antikoagulant dhe ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ato përmbajnë edhe flavonoide që forcojnë muret e enëve të gjakut.
Burimi: Home Healthy Solutions


