4 shenjat që tregojnë se keni mungesë vitaminash  dhe mineralesh në organizëm

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Fize Smailaj

shenja-qeSipas studimeve të kryera, rreth 10 % e popullsisë ka mungesë të vitaminave dhe mineraleve kryesore për organizmin. Më të rrezikuarit nga këto mungesa janë të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna tek të cilët të tilla mungesa mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore. Por cilat janë shenjat që na ndihmojnë të kuptojmë se kemi mungesë vitaminash apo mineralesh në organizëm?

Ja 4 prej tyre.

Floku I brishtë.

Shëndeti I flokut është një tregues i shkëlqyer i mungesës së lëndëve ushqyese në organizëm. Mungesa e proteinave apo e hekurit e bën flokun të dobët ,të brishtë dhe të thatë. Për të nxitur rritjen e tij këshillohet konsumimi i ushqimeve që kanë në përbërje të tyre hekurin, provoni të konsumoni kivi, pasi ky frut përmban vitaminën C dhe E, të cilat të kombinuara me njëra-tjetrën rrisin aftësinë e organizmit për të përthithur hekurin nga ushqimet që konsumohen.

Diarre

Episode të shpeshta të diarresë janë tregues se trupi juaj nuk po i merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm për të funksionuar më së miri.  Konsumimi i çajit apo ujit midis vakteve mund të lehtësojë simptomat, por është shumë e rëndësishme që të shmangni konsumin e alkolit, pijeve me gaz dhe ushqimeve me yndyrë, kjo derisa të lehtësoheni nga këto simptoma.

 Dobësim i kockave

Dobësimi i kockave tregon se nuk po merrni sasinë e nevojshme të kalciumit. Kjo gjendje mund të ndryshojë nëse ju filloni të konsumoni ushqime të cilat kanë në përmbajtjen e tyre pikërisht këtë lëndë. Këshillohet që në të tilla raste të rrisni konsumin e perimeve, veçanërisht të atyre në ngjyrë të gjelbër, kjo pasi kalciumi i gjendur në to përthithet më lehtë nga organizmi, sesa kalciumiu që gjendet në nënproduktet e qumështit..

 Tensioni i lartë

Shkaqet e tensionit të lartë janë të shumta dhe variojnë nga pirja e duhanit dhe konsumimi i ushqimeve me shumë kripë, deri te obeziteti, stresi apo edhe thjesht për shkak të moshës.  Por një shkaktar tjetër i tij është edhe mungesa e kaliumit, një mineral që ndihmon në qetësimin e enëve të gjakut. Për të rritur sasinë e kaliumit në organizëm këshillohet që të konsumoni një banane çdo mëngjes ose të konsumoni një patate të pjekur për vaktin e drekës.

Burimi/ foxnews

 

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës