Përgatiti për gazetën “Shëndet +”dhe Shëndeti Online: Elena Beta
Përdorimi dhe konsumimi i uthullës së mollës çdo ditë është diçka që të gjithë duhet të fillojnë ta praktikojnë menjëherë pasi jep një numër të lartë të përfitimeve për organizmin e njeriut në tërësi. Këtu janë disa nga vetitië kryesore të uthullës:
Rigjeneron flokët:
Ndoshta tingëllon e pazakontë, por uthulla e mollës është regjeneruesi më i mirë natyral i flokëve. Përveç kësaj, heq shtresën e yndyrshme nga rrënja dhe ripërtërin majat. Në një gotë ujë shtoni gjysmë luge uthull, ndërsa sipas dëshirës disa pika vaj eterik. Aplikojeni në flokë dhe shpëlajeni. Pasi të thahen flokët, aroma e uthullës do të zhduket.
Largon njollat e djersitjes:
Njollat e shëmtuara të djersitjes nën sqetull mund të prishin bluzën e ndjeshme. Dhe nëse përdorni antidjersë në bazë të aluminit, njollat do të shfaqen edhe më herët duke i’u falenderuar reagimit të aluminit dhe kripës në djersë. Para larjes spërkatni me uthull të bardhë nëpër njolla të cilat do të zhduken pas larjes.
Lehtëson dhimbjet në muskuj:
Uthulla e mollës dekompozon acidin qumështor, i cili grumbullohet në muskuj pas ushtrimeve dhe i cili shkakton dhimbje në muskuj. Përzieni disa lugë uthull në një filxhan uji, zhytni një leckë apo copë materiali në uthull dhe mbajeni në vendet ku ndjeni dhimbje për 20 minuta.
Burimi: yourhealthycupoftea

