Lëngu i limonit, mrekullia e shërimit!

limon-1Lëngun nga limoni duhet ta pini në mëngjes para ushqimit, sepse në këtë mënyrë do ta nxitni metabolizmin, ndërsa kaloritë nuk do të pozicionohen në zona kritike. Mirëpo, përveç te humbja në peshë, limoni ndihmon edhe për të kuruar problemet serioze shëndetësore. Për rezultate më të mira, lëngun e limonit duhet ta pini në mëngjes para ushqimit.

Limoni është vlerësuar shumë edhe në farmakologji. Përdorimi i tij si ilaç u konsolidua kur vitaminat e tij nuk njiheshin ende. Veçanërisht ai vlerësohej më shumë nga lëngu që kishte si veti dezinfektuese dhe kundër hemorragjisë. Për qëllime mjekësore përdoren gjithashtu lëvozhga dhe lëngu i frutit të limonit.

Lëvozhgat, pasi qërohen nga pjesa e bardhë sfungjerore e brendshme, thahen me kujdes në stufa, në temperaturë të ulët deri në 40°C. Në temperaturën e zakonshme nuk thahen, pasi myken nga lagështia e mjedisit. Gjithashtu, kanë gjetur përdorim praktik farat, gjethet dhe lulet e limonit./ shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit