Kanella, ku dhe si prodhohet ajo!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Fize Smailaj

kanelle-0Edhe pse është një nga erëzat më të famshme dhe më të përdorura në botë, shumë pak njerëz e dijnë se nga vjen kanella.

Ajo është një nga erëzat më të përdorura në kuzhinë pasi mund të përdoret në mënyrë perfekte me të shumë pjata, qofshin ëmbëlsira apo edhe të kripura. Përveçse është shumë e shijshme kanella është edhe shumë e shëndetshme, pasi trupi ka një mori përfitimesh prej saj.

Kanella nuk përdoret vetëm në kuzhinë por edhe në fushën e bukurisë. Duke patur një përdorim kaq të gjerë lind natyrshëm kurioziteti se nga vjen kjo erëz kaq fantastike, si prodhohet ajo?

Kanella bëhet nga  lekura e disa pemëve që janë pjesë e familjes Cinamomum. Procesi i prodhimit të saj përfshin disa hapa. Fillimisht fermerët e ndajnë lëkurën nga trungu i pemës, më pas ata e pastrojnë atë nga jashtë dhe nga brenda. Kur lëkura e pastruar e pemës thahet, ajo mblidhet në formë roleje, në mënyrë natyrale, ma pas shkopinjtë e kanellës priten ose shtypen dhe formojnë pluhurin e kanellës. Është krijuar një ide e gabuar e njerëzve se kanella prodhohet vetëm nga një lloj peme, por në fakt janë disa lloje pemësh nga të cilat ajo prodhohet. Rreth 80% e sasisë së kanellës që prodhohet në botë, prodhohet në Sri Lanka, pjesa tjetër prodhohet në Indonezi, Kinë, Vietnam dhe Burma.

Burimi Healthy Food team

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit