Infermierët të verifikojnë të dhënat në regjistrin e certifikimit pranë QKEV

inferm-w

Elena Beta, gazeta Shëndet + dhe Shëndeti Online

Të gjithë infermierët e punësuar në sektorin publik dhe privat, brenda datës 15 janar 2017 duhet të verifikojnë regjistrimin e tyre pranë Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim përmes listave të publikuara në www.qkev.gov.al.

Një njoftim i tillë bëhet nga vetë QKEV në faqen e vet zyrtare. Në të thuhet se “në rast se infermierët nuk janë të regjistruar, duhet të plotësohet formulari i regjistrimit që gjendet në website të QKEV. Nëse vërehen pasaktësi në regjistrim, të kontaktohet QKEV në qkev@shendetesia.gov.al ose në adresën e Fb”.

Infermierët kanë detyrimin ligjor për t’i kontrolluar listat, në mënyrë që të mos ketë probleme për sa i përket raportimit dhe njohjes së krediteve./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025