Gjithçka që nuk keni ditur rreth ekspozimit në diell

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Fize Smailaj

ekspRrit nivelin e serotoninës, hormone natyral i trupit që shkakton ndjenjën e gëzimit dhe kjo është arsyeja se përse ndjeheni më të lumtur dhe me energji kur dielli shndërin. Studimet gjithashtu kanë treguar se bërja e ushtrimeve fizike në ambjente të hapura është më e shëndetshme se  në ato të mbyllura.

Ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Një studim i kryer në Britani zbuloi se ka më shumë shanse që njerëzit të vdesin nga sëmundjet e zemrës në dimër se në verë, që besohet të jetë e vërtetë për shkak të mungesës së vitaminës D dhe për shkak të mungesës së kësaj vitamine besohet se ngrihet edhe niveli i kolesterolit gjatë dimrit.

Parandalon diabetin. Vitamina D ndihmon në parndalimin e shfaqjes së diabetit, ky përfundim u nxorr pas një studimi të kryer në Finlandë ku disa fëmijëve i’u dha vitamin D me anë të tabletave dhe tek ta u vu re një ulje me 80% e rrezikut për tu prekur nga diabeti. Sipas mjekëve mungesa e vitaminës D ndihmon në shfaqjen e diabetit të tipit 2.

Ndihmon në parandalimn e sklerozës së shumëfishtë. Ajo është një  sëmundje e sistemit nervor qëndror e cila çon në shfaqjen e tumoreve madje edhe në paralizë. Nuk dihet ende se cili mund të jetë shkaktari i kësaj sëmundjeje por shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se ekspozimi në diell në moshën e fëmijërisë e ul ndjeshëm rrezikun për tu prekur nga ajo në moshë më të rritur. Ata gjithashtu kanë thënë se shkalla e të prekurve nga kjo sëmundje është më e ulët në vendet me më shumë diell.

Parandalon kavitetet. Dielli mund të ndihmojë edhe për një higjenë më të mirë të gojës. Një studim mbi dhëmbët zbuloi se fëmijët që jetonin në vendet nordike ishin më të prekur nga problemet e dhëmbëve krahasuar me fëmijët që jetonin në vende me diell.

Burimi: mirror

 

 

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës