Kur duhet t’i hiqni zbukurimet e festave të fundvitit që të mos ju sjellin fat të keq

feste

Përshtati në shqip për gazeta Shëndet+ dhe Shendeti Online: Blertina Koka

Mbajtja e zbukurimeve për një kohë të gjatë sjell fat të keq. Kështu të paktën besojnë supersticiozët, të cilët e kanë trashëguar këtë besim nga njëri brez në tjetrin. Por, sa gjatë është shumë gjatë? Disa njerëz i heqin zbukurimet një ditë pas Krishtlindjeve. Të tjerët i heqin më 1 janar.

Zyrtarisht është nata e dymbëdhjetë pas ditës së Krishtlindjeve (5 janar). Megjithatë, shumë njerëz i heqin zbukurimet në ditën e Pagëzimit (6 janar), pasi konsiderojnë këtë datë si natën e dymbëdhjetë pas Krishtlindjeve.

Gjithsesi, është mirë që pema së bashku me zbukurimet të hiqen në këto data që të mos jetë viti 2017 më keq se 2016-a (Larg qoftë!)

Nëse harroni t’i hiqni zbukurimet më 6 janar, keni akoma një shans për të shmangur tersin.

Sipas një tradite të vjetër të trashëguar nga kristianët e viteve 1500, njerëzit i mbanin zbukurimet deri më 2 shkurt, e kremtja e Kushtimit të Krishtit në Tempull. Prandaj, nëse harroni t’i hiqni zbukurimet, duhet të prisni pastaj deri më 2 shkurt.

Burimi: Metro.co.uk / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet