Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shënderi Online: Elena Beta
Lëngu i lakrës ka një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore të tilla si parandalimi i kancerit, trajtim i ulçërave, uljen e kolesterolit të keq (LDL), si dhe shumë përfitime të tjera.
Ja cilët janë disa nga përbërësit kryesorë ët lakrës dhe çfarë luftojnë ata!
Antioksiduesit të cilët luftojnë radikalet e lira, që janë të dëmshme për shëndetin e njeriut.
Substancat fitokimike të cilat forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë organizmin që t’i luftojë viruset e edhe sëmundjet më të rënda.
Omega-3 ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut dhe të kolesterolit të keq dhe të triglicerideve.
Vitaminat lakra është plot me substanca të dobishme, sikur që janë vitaminat A dhe E, të cilat e përtërijnë organizmin.
Thartira e qumështit lëngu i lakrës përmban thartira të qumështit, të cilët ndihmojnë florën e zorrëve, duke dezinfektuar zorrën e trashë.
Burimi: healthyandnaturalworld


