Mjekët bëjnë mrekulli me ‘njeriun-pemë’

Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shëndet+

Një i ri nga Bangladeshi, të cilit i është vendosur nofka “njeriu pemë”, për shkak të lythave në formën e degëve të pemës në duar dhe këmbë, i është nënshtruar një trajtimi që mjekët shpresojnë se mund ta ketë shëruar nga kjo sëmundje e rrallë. Abul Bajandar i është nënshtruar gati 16 operacioneve për të hequr këto lytha në duar dhe këmbë, që mund t’i kishin marrë edhe jetën.

27-vjeçari është një nga 4 njerëzit në botë të diagnostikuar me sëmundjen e quajtur ‘epidermodysplasia verruciformis’, një gjendje gjenetike shumë e rrallë, e quajtur “sëmundja e njeriut pemë” që e ka lënë atë të paaftë edhe për të mbajtur vajzën e tij 3-vjeçare.

“Kurimi i Bajandar ishte një arritje e madhe në historinë e shkencës mjekësore”, tha Samanta Lal Sen, mjeke e kirurgjisë plastike në spitalin “Dhaka Medical”. “Ne e operuam atë 16 herë për t’i hequr lythat. Duart e këmbët tani janë shumë mirë. Ai do të shtrohet sërish në spital brenda 30 ditëve për të kryer disa operacione të vogla, për të përsosur formën e duarve të tij”, tregon Sen.

Mjekja beson se Bajandar mund të bëhet personi i parë që do të kurohet nga kjo sëmundje dhe që lythat të mos i kthehen më në trup.

Vetëm vitin e kaluar një burrë nga Indonezia vdiq nga kjo gjendje gjenetike e rrallë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme