Fuqia e shegëve kundër kancerit të mushkërive dhe gjirit

Blerina Bombaj, dietologe / Shëndeti Online dhe Gazeta Shëndet+

Shega është një frut me forcë antioksiduese të rrallë.

Në sajë të kësaj force, ajo mbron organizmin nga shumë faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen së tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës si duhanpirja, alkoli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike.

Shegët dhe kanceri i mushkërive

Në një nga studimet për këtë frut, është vënë re se lëngu i shegëve që përftohet nga shtrydhja, ka rezultuar të ngadalësojë rritjen e masës tumorale në mushkëri, në minj ekpserimental. Deri më sot, kanceri i mushkërive është kanceri që vret më shumë nga të gjithë llojet dhe për këtë arsye ky rezultat është nje lajm shumë i mirë. Sidomos për personat që janë duhanpirës, pasi rreziku që ata të preken nga kjo sëmundje është shumë herë më i madh, në krahasim me ata që nuk pinë duhan.

Ky efekt është i lidhur me forcën e madhe antioksiduese që ka shega, e cila gjendet pikërisht te ngjyra e kuqe e saj dhe ul inflamacionin. Mendohet që shegët kanë më shumë fuqi antioksiduese se sa vera e kuqe dhe çaji jeshil, të përfolur së tepërmi kohët e fundit.

Kanceri i mushkërive nuk është i vetmi që duket të parandalohet nga shegët, ato veprojnë fuqishëm edhe kundër kancerit të prostatës dhe atij të gjirit.

Sasia e nevojshme e konsumit të këtij fruti, në mënyrë që të përftohen këto përfitime është e barabartë me 2-3 gota lëng në ditë.

Kombinimi ideal

Është zbuluar se lëngu i shegës i kombinuar me 2-3 hurma Arabie në ditë, mund të ofrojë një mbrojtje tepër efektive kundër sëmundjeve të zemrës dhe hemoragjise cerebrale. Kjo do të ishte mënyra ideale për të përftuar maksimumin e vlerave ushqyese të këtyre dy frutave, të cilat rezultojnë shumë më të fuqishme kur merren së bashku, krahasuar me konsumin e frutave veç e veç.

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?