Kura natyrale për trajtimin e bronkitit

Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shëndet+

Bronkiti është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes, e cila shkakton inflamim (pezmatim) të membranës së mukozës së rrugëve bronkiale në mushkëri. Meqë membrana e irrituar gungëzohet dhe bëhet më e trashë, kjo i ngushton ose i mbyll rrugët e vogla të frymëmarrjes në mushkëri, duke sjellë periudha kollitjesh që mund të shoqërohen nga gëlbaza dhe vështirësi në frymëmarrje.

Bronkiti ndahet në dy kategori: akut dhe kronik (lexo më shumë këtu).

Disa nga simptomat e bronkitit janë:

  • Kollë
  • Mukusi
  • Temperaturë e ulët
  • Dhimbje të gjoksit
  • Probleme me frymëmarrjen
  • Simptomat e ftohjes, si dhimbje koke, lodhje dhe lotim të syve
  • Tharje të fytit
  • Rrjedhje hundësh
  • Kongjestion nazal

Kura natyrale për bronkitin

Provoni këto kura natyrale për të lehtësuar simptomat e bronkitit

  1. Pushoni
  2. Pini lëngje. Në këtë rast një gotë me ujë të ngrohtë, mjaltë dhe limon do t’ju ndihmonte shumë.
  3. Bëni gargare me ujë të ngrohtë me kripë për të lehtësuar dhimbjet e fytit.
  4. Përdorni aromaterapi për të lehtësuar simptomat.
  5. Përdorni një pajisje për të ruajtur lagështirën e ajrit apo për të thithur avullin.
  6. Konsumoni ushqime me erëza. Një përbërës tek specat djegës, i quajtur kapsaicin, lehtëson sinusitin. Ai është gjithashtu i dobishëm për hollimin e mukusit në gjoks.

 

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?