Qeveria akordon për herë të tretë fond për kurimin e Bashkim Finos

Për herë të tretë qeveria ka akorduar një fond shtesë për shpenzimet e kurimit të deputetit socialist Bashkim Fino. Në vendimin e sotëm u miratua një VKM që akordon 2 240 000 mijë lekë, (njëzet e dy milionë e katër qind mijë leke të vjetra) për kurimin e Finos.

Më herët, për deputetin socialist janë akorduar edhe dy fonde të tjera: Në tetor të vitit 2016 për të janë akorduar 560 mijë lekë, ndërsa në nëntor të të njëjtit vit, 1 milion e 100 mijë lekë.

Kjo shumë do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

Bashkim Fino po kurohet në një spital në Itali./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës