Sëmundjet e gojës, si mund të trajtohen me mënyra popullore?

Për gazetën “Shëndet+”, Hysni Dankshi, mjek alternativ

Faringiti është inflamacioni i mukozës së fytit, si rezultat i mungesës së higjienës së gojës, marrjes së frymës nga goja, sëmundjeve infektive, gripit etj.

I sëmuri ka dhimbje, si: djegie në fyt disa herë dhe temperaturë. Për këtë duhet përdorur kompresa të ftohta, si copa akulli, akullore etj. për të shuar temperaturën e nxehtë. Pastaj bëhet gargara me çajin e kamomilit. Po ashtu mënjanohet alkooli, duhani, sëmundjet e hundës, të sinuseve etj. Bimët mjekësore për gojën përdoren veç e veç dhe me përzierje të kombinuar së bashku në përgatitje.

-Sherebela. Ziejmë 2 litra ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 10 lugë gjelle me bimë të thara dhe grimcuara. E lëmë në qetësi 30 min dhe e kullojmë. Pihen 2 gota në mëngjes dhe në darkë.

-Ziejmë mirë argjinaren me gjithë fletët dhe bëjmë kompresa të ngrohta nga jashtë grykës.

-Merrni 5 gjethe dafine të thara e të grimcuara. Merrni lëkurën e 1 kokrre limoni, e futni në dy gota ujë dhe e zieni për 10-15 minuta, pastaj e kullojmë. E pimë të ngrohtë para buke, nga 1 gotë në mëngjes esëll dhe në darkë vonë të ëmbëlsuar me mjaltë, për 4-5 ditë rresht./https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!