Kelly Clarkson flet për herë të parë për përvojën e dhimbshme me kancerin

 

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Pas 11 vitesh, Kelly Clarkson ka vendosur të ndajë me fansat një nga përjetimet më të dhimbshme të jetës së saj, momentin kur mëson se mund të jetë prekur nga kanceri dhe si i është dashur ta fshehë këtë dhimbje para publikut.

Ajo ishte dita më e keqe dhe njëkohësisht më e bukur e jetës së saj. Në mëngjes mëson se mund të jetë prekur nga kanceri, ndërsa në darkë fiton për herë të parë dy çmime të ‘Grammy Awards’, të cilat i kishte ëndërruar që e vogël.

“Më thanë atë mëngjes se mund të isha prekur nga kanceri”, tregon këngëtarja.

Atë vit, këngëtarja 24-vjeçare rrëmbeu dy çmime tek Grammy Awards 2006, për vokalin më të mirë dhe performacën më të mirë tek kategoria e femrave, me këngën “Since U Been Gone” dhe albumin  Breakaway .

“Kisha qarë gjatë gjithë ditës; më është dashur ta ribëj grimin 4 herë. Mendoja me vete: ‘Jam shumë e re për të vdekur. Kisha shumë frikë”, rrëfen Clarkson.

“Kur fitova, mendova, ‘Ky është Zoti, po ma bën këtë dhuratë para se të ndodh diçka e tmerrshme”. Asnjë dinte gjë në atë kohë, sigurisht, sepse nuk doja të flisja për të”, shton ajo.

Një ditë pas çmimeve Grammy 2006, dhe asaj nate të tmerrshme dhe të bukur njëkohësisht, Clarkson merr një lajm të mirë.

Shkova tek mjeku ditën tjetër. Ai më kërkoi falje sepse kishin ngatërruar rezultatet.

Në atë moment por mendoja me vete “E ke me të vërtetë?! Më shkatërrove ëndrrën më të madhe. Ishte hera e parë si artiste që po më realizohej ëndrra (e shikoja Grammy Awards që e vogël dhe ëndërroja prej kohësh të fitoja një çmim).

Lajmi që nuk ishte sëmurë e gëzoi tejmase, megjithatë i ngeli pak pishman që nuk pati mundësi të shijonte triumfin e një nate më parë në ‘Grammy Awards”, kjo për faj të një gabimi të mjekëve.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore