Mizori/ Mësuesja i thotë vogëlushes me leucemi: ‘Nuk mund të jesh e bukur nëse je tullace’

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Një mësuese në Pensilvani është pushuar nga puna, pasi i tha një vogëlusheje, vetëm 5 vjeç, e cila i ka mbijetuar kancerit, se nuk mund të jetë e bukur nëse është tullace.

Incidenti ka ndodhur të premten e kaluar tek shkolla fillore Wylandville në Pensilvani.

MaKayla Welsh po luante me flokët që i kanë mbetur në kokë kur mësuesja e injoron para gjithë klasës.

“Mësuesja kishte menduar se po shkulte flokët…Ajo i tha se nëse ishte tullace, nuk mund të ishte e bukur”, tregon nëna e vajzës, Nicole Welsh.

MaKayla u diagnostikua me leucemi dy vite më parë dhe fatmirësisht gjendja e saj ka filluar të përmirësohet. Megjithatë flokët vazhdojnë t’i bien për shkak të nënshtrimit të kimioterapisë gjatë trajtimit të sëmundjes.

Sapo ka shkuar në shtëpi, MaKayla i ka treguar nënës për komentin që i ka bërë mësuesja. Nëna e saj është ankuar te drejtuesit e shkollës për këtë sjellje të mësueses dhe ata e kanë përjashtuar menjëherë nga puna.

“Kini kujdes me fjalët që u thoni fëmijëve…Fjalët mund të lëndojnë më shumë se gjithçka tjetër. Ata mund t’iu ngelen përgjithmonë në mendje” bën thirrje nëna e vogëlushes.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë