Pensionistja 64-vjeçare lind binjakë

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Një pensioniste nga Spanja ka sjellë në jetë dy binjakë në moshën 64-vjeçare. Foshnjat, një djalë dhe një vajzë, thuhet se janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pasi kanë lindur me metodën cezariane. Vajza peshonte 2 kg dhe djali  2.3 kg.

Nëna, e identifikuar vetëm me inicialet M.I.A, ka lindur para 6 vjetësh një vajzë tjetër me të njëjtën metodë, por ia kanë marrë shërbimet sociale.

Mediat spanjolle raportojnë se fëmija është marrë nën mbikëqyrje pasi shërbimet sociale zbuluan se fëmija jetonte në kushte higjienike jo të mira dhe në izolim.

Nëna, nga qyteti i vogël Palacios de la Sierra në Spanjë, mbeti shtatzënë me binjakë vitin e kaluar pasi iu nënshtrua një trajtimi të suksesshëm IVF në Amerikë.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit