6-vjeçarja jeton me zemrën jashtë trupit

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Ka 6 vite që jeton me zemrën jashtë kraharorit, po kjo nuk e ka penguar që të jetë po aq e lumtur sa bashkëmoshatarët e saj, edhe pse i është dashur të jetojë me këtë gjendje të rrallë që është e vështirë edhe ta imagjinosh.

Vogëlushja ruse Virsaviya Borun, e cila jeton aktualisht në jug të Floridës me nënën e saj, vuan nga disa defekte në lindje, të shkaktuar nga sëmundja e rrallë ‘Pentalogy of Cantrell’, që ndodh një në 5.5 milionë lindje.

Zemra e Virsaviya, e cila është e madhe sa një grusht, mund të shihet duke rrahur jashtë pjesës abdominale, ku mbrohet vetëm nga një shtresë shumë e hollë e lëkurës.

Zorrët gjithashtu janë jashtë trupit dhe nuk ka muskuj abdominal ose diafragmë.

“Kur isha shtatzënë, mjekët me thanë që nuk do të mbijetojë”, tregon nëna e vajzës,  Dari Borun.

6 vite më vonë, Virsaviya është një vajzë shumë e çiltër, e zgjuar, që pëlqen të pikturojë, të ndjekë mësime arti dhe të kërcejë me këngët e Beyonce.

Në fillim të vitit 2015, nëna e saj gjeti një mjek në Spitalin e Fëmijëve në Boston për të trajtuar sëmundjen e saj të rrallë.

Kjo gjendje e rrallë mund të jetë fatale nëse lihet pa trajtuar.

Por mjekët në Boston thonë se Virsaviya nuk mund t’i nënshtrohet operacionit për momentin sepse ka tension të lartë të gjakut në aortën pulmonare.

Vajza do të kontrollohet sërish këtë vit për të parë nëse mund t’i nënshtrohet këtij operacioni.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?