Kur fëmijët nuk hanë

Shpesh herë gjendeni përpara faktit se fëmijët disa ushqime që ju i quani të këqija i duan dhe disa që ju i doni i hedhin në tokë. Çfarë të bëni në atë moment? T’ia jepni atë që kërkon?

  • Mos e ktheni vaktin në një betejë lufte. Vazhdoni të ofroni larmi zgjedhjesh të shëndetshme, edhe nëse fëmija juaj i refuzon në fillim. Shumë fëmijë marrin kohën e tyre të nevojshme përpara se të provojnë një ushqim të ri. Ofrojini frutat, perimet dhe ushqimet e nevojshme pa ushtruar presion. Shpesh herë fëmijët surprizojnë me preferencat e tyre.
  • Nuk i do zarzavatet? Fëmijët mund të thonë “i sa e shpifur” pa e provuar. Dhe kur ta provojnë mund t’jua fluturojnë drejt e në surrat. Durim! Një herë tjetër!
  • Jepjuni mundësinë t’i zgjedhin vetë
  • Mos vallë fëmija juaj pi më shumë seç ha? Mos lejoni të mbushet stomaku i tyre me lëngje të tepërta, qoftë edhe qumësht apo lëngje frutash.
  • Mos ha shumë sheqer në mëngjes? Nëse po, sheqer do kërkojë edhe në darkë. Zgjidhja: një mëngjes i pasur në fibra, si kos me tërshërë, stafidhe, bajame dhe mollë
  • Mos pickon gjithë ditën? Disiplinoni orarin e të ngrënit, është e nevojshme për të rregulluar sensorët e urisë dhe ngopjes.
  • Është një fazë që do kalojë.
  • Mos u tundoni nga momentet “mjafton të hajë diçka”! Kjo nuk është zgjidhja e problemit, thjesht e bën atë edhe më të vështirë.

Çaji ideal për të stimuluar oreksin

Zieni në një kupë ujë 1 lugë të madhe xhenxhefil të grirë, 1 lugë të vogël fara finoku, disa gjethe nenexhik dhe sherbejeni me pak mjaltë dhe lëng limoni ose portokalli.

 

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin