Rikthejuni shkëlqimin mobilieve të vjetra prej druri me vaj dhe uthull molle

Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’ 

Me pak vaj ulliri dhe uthull molle mund t’u ktheni shkëlqimin mobilieve të vjetra prej druri. Vaji i ullirit i kthen shkëlqimin sipërfaqeve dhe krijon një shtresë mbrojtëse kundër pluhurit. Ndërsa uthulla e mollës ka një efekt dezinfektues, i cili siguron një pastrim perfekt.

Me vetëm gjysmë filxhani vaj ulliri dhe çerek filxhani uthull molle, mobiliet tuaja do të shkëlqejnë.

Përziejini përbërësit mirë. Më pas merrni një peshqir të pastër, e njomni në solucionin e përgatitur dhe fërkoni me kujdes mobiliet prej druri.

Në vend të uthullës së mollës mund të përdorni edhe lëng limoni./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?