Transformimi drastik i 22-vjeçares

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Një 22-vjeçare nga Kanadaja ka fituar me mijëra fansa në internet me transformimin drastik të saj.

Kayla, studente e infermierisë, e cila administron llogarinë në Instagram Kayla_GotFit, ka grumbuluar më shumë se 7,500 ndjekës brenda një viti vetëm duke dokumentuar humbjen e 40 kilogramëve nga pesha e saj.

Postimet e saj, të cilat kanë marrë me mijëra pëlqime, tregojnë transformimin e 22-vjeçares para dhe pas rënies në peshë nga 118 kg në 78 kg.

Teksa rritesha, më thoshin gjithmonë: Do të ishe shumë e bukur nëse do të dobësoheshe ose ‘e imagjinon sa ‘hot’ mund të ishe”, shpjegon Kayla në një nga postimet e saj.

“Dikush madje më tha se isha “një fytyrë e bukur e çuar dëm”.

Pasi kishte pasur për shumë vite probleme me peshën, në vitin 2014 kishte arritur të humbasë  18 kg por i kishte fituar sërish në 2015 – Kayla kishte vendosur të kërkojë ndihmë.

Më 15 dhjetor 2015, ajo ju nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e barkut për heqjen e shtresës dhjamore.

Vetëm disa javë pas ndërhyrjes për rënien në peshë ajo filloi të dokumentonte transformimin e saj në Instagram.

Së shpejti ajo do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni për heqjen e lëkurës së tepërt dhe është një hap larg trupit perfekt.

Gjatë kësaj kohe ajo është kujdesur shumë për mënyrën e ushqyerjes dhe ka bërë sa më shumë stërvitje fizike.

“Ndërhyrja më ndryshoi shëndetin si dhe më rriti vetëbesimin”, thotë Kayla.

 

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur