Shtohen rastet e kancerit të zorrës së trashë mes të rinjve

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Sipas një studimi të fundit, rastet me kancer të zorrës së trashë dhe rektumit janë shtuar ndjeshëm tek amerikanët nën moshën 55 vjeç.

Një person i lindur në vitin 1990 mund të jetë 2 herë më i rrezikuar të preket nga kanceri i zorrës së trashë dhe 4 herë më i rrezikuar nga kanceri rektal, krahasuar me ata që kanë lindur në vitet ’50, thonë hulumtuesit shkencorë nga Shoqata Amerikane e Kancerit dhe Instituti Kombëtar i Kancerit.

Duke qenë se nuk rekomandohen kontrolle rutinë për personat nën moshën 50 vjeç, këto lloje kanceri shpesh diagnostikohen në faza të avancuara.

“U habitëm shumë nga ajo çfarë konstatuam”, thotë dr. Rebecca Siegel, epidemiologe tek Shoqata Amerikane e Kancerit dhe autorja kryesore e studimit.

Siegel thotë se të dhënat e nxjerra nga monitorimi i 500 mijë rasteve me kancer kolorektal në vitet 1974 – 2013 nuk tregojnë për arsyet që mund të kenë çuar në shtimin e rasteve me kancer të zorrës së trashë mes të rinjve.

“Është një pyetje miliarda dollarësh”, thotë dr. Georfe J. Chang, shef i kirurgjisë kolorektale në Qendrën MD Anderson të kancerit.

“Do të ishte fantastike sikur ta dinim përgjigjen”.

Dy vite më parë, Chang bëri një parashikim statistikor duke përdorur të njëjtat të dhëna: Nga viti 2030, rreth 1 në 10 raste me kancer të zorrës së trashë dhe 1 në 4 raste me kancer të rektumit do të diagnostikohen tek persona nën 50 vjeç.

“Është shumë e rëndësishme të theksohet kjo çështje, sepse shumë të rinj i injorojnë simptomat dhe nuk kërkojnë vëmendje mjekësore”, thotë Chang.

Kanceri i zorrës së trashë po merr çdo ditë e më shumë jetë njerëzish. Nëse e diagnostikoni në kohë të hershme, shpëtoni jetë! Spitali Continental ofron gjatë gjithë muajit mars një çmim fantastik prej 8000 lekë për ekzaminime me anë të Kolonoskopisë më mjekë të specializuar në këtë fushë. Të gjithë personat që kanë simptomat e mëposhtme rekomandohet kryerja e Kolonoskopisë sa nuk është vonë.

  • Prezencë gjaku në jashtëqitje
  • Diarre kronike e pashpjegueshme
  • Anemi
  • Pasazh intestinal jonormal
  • Humbje e oreksit

Për rezervime dhe më shumë info, kontaktoni në: 0035544506666 ose 0697004000.
Adresa: Lagjja Ali Demi, tek ish – Poligrafiku, Tiranë.

Për Ju, Për familjen, Për jetën!
SPITALI CONTINENTAL

Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër