Si mund ta parandaloj hipertensionin?

Ju përshëndes dhe ju falënderoj për informacionet që na jepni vazhdimisht. Kam lexuar shumë për hipertensionin dhe rëndësinë që ka kripa në këtë sëmundje. Unë kam në familje njerëz me hipertension dhe do të doja të dija se si mund të tregoj më shumë vëmendje në këtë drejtim. Pra, sa është sasia e kripës që duhet të përdorim që të mos kemi probleme të tilla?

Këshilla nga dietologia Rolina Naco

Organizata Botërore e Shëndetit na këshillon që dieta jonë të përmbajë më pak se 5 gramë në ditë. Atëherë, si mund të kujdesemi për të ulur konsumin e kripës? Janë pesë hapa që duhen mbajtur parasysh gjatë gjithë kohës që gatuajmë apo edhe kur ushqehemi jashtë shtëpisë:

  1. Kur blini ushqimet, lexoni me vëmendje etiketat ushqimore dhe zgjidhni ato që përmbajnë më pak kripë (në etikat në anglisht e kërkoni me termin “salt”). Mbani mend: këshillohet të përdoret një produkt që shkruan më pak se 0,3gr /100gr.
  2. Kur jeni në restorant, kërkoni të ushqeheni me sallatë, por gjithashtu kërkoni që në gatimet që ju jepen të mos ketë shumë kripë
  3. Në rastet kur gatuani në shtëpi, ulni sasinë e kripës dhe shtoni më shumë erëza. Do të jetë një kompensim i mirë dhe ju nuk do ta ndieni sasinë e ulur të kripës
  4. Kur blini bukë, zgjidhni atë që ka më pak kripë dhe mundohuni të mos konsumoni gofreta, kraker etj pasi këto përmbajnë shumë kripë
  5. MOS i shtoni kripë më tepër gatimit tuaj. Gjithashtu mundohuni të mos harroni se PARANDALIMI është mbrojtja më e mirë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën