Shurup me karota dhe mjaltë, për shërimin e ftohjes dhe kollës

Përshtati në shqip: Blertina Koka 

Jeni ftohur dhe keni kollë? Falë vitaminave të gjendura tek karotat dhe mjalti, ky kombinim është kura ideale për parandalimin dhe trajtimin e ftohjes, kollës dhe problemeve të tjera të frymëmarrjes.

Përbërësit

  • 3 ½ kupë karota (400 g)
  • 5 lugë gjelle mjaltë organik (125 g)

Përgatitja:

  • Fillimisht i lani karotat mirë, i prisni në copa të vogla dhe i vendosni në një enë të mbushur me ujë.
  • I vendosni enën në zjarr dhe lëreni derisa të zbuten karotat.
  • I hiqni nga zjarri dhe filloni t’i shtypni me një pirun ose lugë.
  • Më pas e hidhni purenë e karotave në një kavanoz dhe përziejeni me 5 lugë gjelle mjaltë.
  • E mbuloni kavanozin dhe lëreni të paktën 1 ditë para se ta konsumoni.

Si ta përdorni

  • Merrni 4-5 lugë gjelle nga ky shurup çdo ditë për të lehtësuar kollën.
  • Për ta përdorur si trajtim parandalues, mund të merrni 1 lugë gjelle nga shurupi çdo ditë.
  • Nëse ju duket shumë e ëmbël, mund ta përzieni me gjysmë kupe ujë të vakët.

Mos harroni:

  • Kjo kurë natyrale nuk është për njerëzit me nivele të pakontrolluara të sheqerit në gjak. Mjalti mund ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen.
  • Nuk rekomandohet as për personat që trajtohen me diuretikë, pasi mund të rrisë efektin e tyre dhe të shkaktojë rezultate të padëshirueshme.

Ja disa nga përfitimet më të mira të karotave:

  • Karotat janë një burim natyral i vitaminave A, C dhe B, të cilat njihen për rolet e tyre antioksiduese dhe mbrojtëse në trup.
  • Ata përmbajnë beta-karotene, një përbërës që, përveçse është i mirë për shëndetin vizual, përmirëson edhe reagimin e sistemit imunitar kundër viruseve dhe baktereve.
  • Janë të mira gjithashtu edhe për rregullimin e nivele të kolesterolit në gjak dhe eliminimin e toksinave të mbetura.
  • Karotat përmbajnë edhe agjentë anti-inflamatorë, që ndihmojnë për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Kjo, së bashku me fuqinë antibiotike të mjaltit, e bën atë trajtimin e duhur për shërimin e shpejtë të kollës dhe ftohjes.

Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit