Vuani nga pagjumësia? Ja çfarë dëmesh serioze shkakton në shëndet

Përshtati në shqip: Blertina Koka

E keni dëgjuar edhe më parë dhe nuk do të ndalemi së përsërituri: të rriturit duhet të flenë mesatarisht 7-9 orë në natë. Pse? Fjetja mjaftueshëm është e rëndësishme për shumë arsye shëndetësore – disa prej të cilave mund t’ju surprizojnë.

Disa njerëz mund t’i dinë pasojat e qëndrimit zgjuar deri natën vonë duke parë filma tek Netflix, por mund të mos dinë se studime të ndryshme kanë gjetur lidhje mes orëve të pakta të gjumit dhe obezitetit, diabetit të tipit 2, depresionit, madje edhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Kjo nuk është e gjitha. Pagjumësia mund të ngatërrohet me të gjitha llojet e funksioneve të rëndësishme, si sinjalet e urisë në trup, kujtesës, funksionit të imunitetit dhe aftësisë për të marrë vendime.

Ka të dhëna që sugjerojnë gjithashtu se personat që flenë mjaftueshëm duken më të shëndetshëm dhe më tërheqës.

  • Gjumi ju mbron nga disa probleme shëndetësore.
  • Mungesa kronike e gjumit është lidhur me një sërë rreziqesh të zhvillimit të: diabetit të tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit, depresionit.
  • Mungesa e gjumit mund të dëmtojë gjithashtu kujtesën, shikimin, aftësinë për të marrë vendime dhe aftësitë motorike.
  • Ajo mund të ndërhyjë edhe tek aftësia e trupit për të luftuar infeksionet.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak