E gjeni dot sa vjeç është kjo grua?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Gruaja elegante duket sa gjysma e moshës së vërtetë.

Me fytyrën që i shndrin, figurën për t’u pasur zili dhe veshjen plot stil, 50-vjeçarja Xu Min, nga Kina, shpesh ngatërrohet për vajzën 25-vjeçare të motrës së saj.

Sekreti i pamjes së saj të re janë maskat për fytyrë, rutina e mirë e gjumit dhe mendja e qetë. Ajo është pagëzuar nga mediat kineze si “bukuria magjike”.

 

Nga fotot duket që nuk ka asnjë shenjë plakjeje në fytyrë. Një fanse e takave të larta, fjongove dhe stolive të rënda, znj. Xu pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes kudo që shkon – nuk ka rëndësi nëse ka dalë për një çaj me shoqe ose market.

Një fanse e luleve, ajo pëlqen gjithashtu të ndjekë kurse për mbjelljen e luleve, për të qetësuar kështu mendjen.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide