Produkti më i mirë ushqimor që ndihmon në luftimin e depresionit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

E dimë që është i mirë për tretjen, pastrimin e lëkurës dhe për t’u flokëve shkëlqim.

Por, një studim i ri ka zbuluar se kosi mund të trajtojë edhe depresionin. Ai përmban bakterin probiotik laktobacilus.

Eksperimentet tek minjtë kanë treguar se ky ‘bakter i mirë’ ndihmon në lehtësimin e stresit, depresionit dhe tensionit në gjak.

Hulumtuesit shkencorë nga Shkolla Mjekësor Virxhinia kanë zbuluar se ky bakter në zorrë ul nivelet e një substance në gjak, e quajtur kynurenine, që nxit depresionin.

Ky zbulim i ri, sipas shkencëtarëve, mund të ndihmojë në trajtimin e shëndetit mendor në mënyra natyrale, pa pasur nevojë për ilaçe toksike.

“Shpresa më e madhe e këtij studimi është se nuk do të duhet të përballemi me ilaçet komplekse dhe efektet anësore të tyre, kur mund të përqendrohemi thjesht tek bakteri në zorrë”.

“Do të ishte magjike thjesht ndryshimi i dietës, i bakterit, për të rregulluar shëndetin dhe humorin”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit