Hithrat djegëse, kundër artritit, infeksioneve urinare, anemisë…

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Hithra është një bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore e për ushqim.

Hithrat djegëse janë përdorur për disa probleme shëndetësore, megjithatë deri tani nuk ka pasur mjaftueshëm të dhëna shkencore që të vërtetojnë nëse janë efikase ose jo.

Rrënjët e hithrës janë përdorur për problemet me urinimin, të lidhura me zmadhimin e prostatës –(hiperplazia beninje e prostatës [HPB].

Këto probleme janë urinimi i shpeshtë, edhe gjatë natës, dhimbje gjatë urinimit, vështirësi në urinim dhe acarim të fshikëzës së urinës.

Hithra është përdorur gjithashtu për sëmundjet e kockave, si diuretik dhe si regjës i lëkurës.

Disa njerëz përdorin gjethet e hithrës për infeksionet e traktit urinar, inflamacionin dhe gurët në veshka, alergjitë dhe osteortritin.

Këto pjesë përdoren gjithashtu për trajtimin e anemisë, qarkullimit të dobët të gjakut, acidit në stomak, diarresë, astmës, ekzemës, parandalimin e shenjave të plakjes, kancerit etj.

Gjethet përdoren edhe si produkt kozmetik për rënien e flokëve dhe në rastet kur ato janë të yndyrshëm.

Hithrat përmbajnë ingredientë që mund të ulin inflamacionin.

Përdorimet

Efikase për:

  • Osteoartritin – Ka të dhëna shkencorë që tregojnë se konsumimi i hithrës me ushqime të ndryshme ose vendosja e saj direkt në lëkurë mund të lehtësojë dhimbjet e personave që vuajnë nga osteoartriti. Studimet kanë treguar se përdorimi i kësaj bime i ndihmon njerëzit që të mos kenë nevojë për ilaçe.

Të dhëna jo të mjaftueshme për:

  • Alergjitë: Studime të mëparshme kanë treguar se përdorimi i hithrave djegëse në fazat e para të alergjive mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave.
  • Hiperplazia beninje e prostatës – Ka të dhëna kontradiktore rreth efikasitetit të hithrës, e përdorur vetëm ose bashkë me ingredientë të tjerë, për përmirësimin e simptomave të hiperplazisë beninje të prostatës.
  • Anemi
  • Qarkullim i dobët i gjakut
  • Diarre
  • Astmë
  • Kancer
  • Shërimin e plagëve
  • Probleme të tjera

Burimi: WebMD / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?