RAISE: “Raising The Advantages of Youth Through Innovation and Social Entrepreneurship”.
Është projekti i rradhës i organizatës “Përtej Barrierave”, I cili financohet nga Komisioni Europian.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është punësimi dhe rritja e kompetencave të të rinjve në organizatat partnere përmes punës rinore dhe metodat jo-formale arsimore. Ky projekt përfshiu 3 aktivitete:
1.Trajnimi I trajnerëve që u bazua sidomos tek manuali “See a Game” dhe metodologjia “Living Lab”.
2.Shkëmbimi Rinor për të rinjtë me qëllim shkëmbimin kulturor të ndrësjelltë.
3.Semiari për punonjësit e rinj duke u fokusuar në shkëmbimin e praktikave të mira dhe zgjidhjen dhe identifikimit të sfidave të përbashketa.
Ky projekt mblodhi së bashku të rinj nga vende të ndryshme të Europës edhe Ballkanit të tilla si: Greqia, Serbia, Maqedonia, Bosnia dhe Herzegovina, Kosova, Kroacia, Rumania dhe Shqiperia.
Objektivat e propozuara janë të hartuara bashkarisht me të gjithe partnerët dhe korrespondojnë me qëllimin kryesor të projektit.
Po implementohet ne Shqiperi, Durres, aktiviteti I tretë i projektit RAISE i aplikuar nga organizata Pertej Barrierave I cili do të zgjasë 7 ditë nga data 10 Mars deri në datën 17 Mars 2017. Ky projekt ka mbledhur së bashku 24 të rinj nga vendet e sipërpërmendura të cilët do të zhvillojnë më tepër kompetencat e tyre në këtë fushë. Gjithashtu aktiviteti ëshëe me se shumti I fokusuar ne shkembimin e praktikave te mira dhe identifikimin e sfidave te perbashketa ndermjet vendeve partnere.
Ky është një projekt që përfshin disa aktivitete si Trajnimin e Trajnerëve, Shkëmbimin Rinor dhe Seminarin që do të thotë që synon të zhvillojë kompetencat e të rinjve në 2 nivele: kompetenca individuale të pjesëmarrësve dhe kompetencat e tyre profesionale si trajnerë dhe sipërmarres të rinj.
Gjithashtu gjatë implemetimit të projektit u shqyrtuan edhe mjete dhe metoda të ndryshme të përdorura gjatë punës me të rinjtë në mënyrë që pjesëmarrësit të mund të identifikojnë ato menyra mësimi që përshaten me ta, të cilat e bëjnë më lehtë procesin e mësimit. I gjithë aktiviteti bazohet në metodologjinë e edukimit jo-formal.


