Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare

Në ciklin e podcasteve “Obeziteti, le të flasim për të”, mjekja endokrinologe Renta Sanxhaku ka shpjeguar pse obeziteti i përqendruar në zonën e barkut konsiderohet veçanërisht problematik për shëndetin.

Sipas saj, obeziteti trunkal, pra akumulimi i dhjamit kryesisht në pjesën e barkut, shoqërohet me një risk më të lartë kardiovaskular.

“Obeziteti trunkal, në pjesën e trunkut të trupit dhe barku, është më i keqi. Ai ka riskun më të lartë dhe nuk diskutohet që paraqet një risk kardiovaskular shumë të lartë për të ardhmen”, tha Sanxhaku.

Mjekja thekson se vlerësimi i rrezikut duhet të bëhet duke marrë në konsideratë edhe indeksin e masës trupore, BMI. Sipas saj, obeziteti nuk është një gjendje e njëtrajtshme, pasi individët mund të kenë shkallë të ndryshme të obezitetit, nga BMI mbi 30 deri në nivele shumë më të larta.

“Detyrimisht, sa më e lartë grada e obezitetit, aq më tepër ky individ kërkon një përkujdesje dhe një trajtim nga endokrinologu”, u shpreh ajo.

Sanxhaku nënvizon se menaxhimi i obezitetit nuk duhet të mbështetet vetëm te një mjek, por kërkon bashkëpunimin e profesionistëve të ndryshëm të shëndetit.

“Duhet një skuadër. Është mjeku endokrinolog klinicist, është pjesa e nutricionistit, domethënë dietologu. Të gjitha këto duhet të bëhen një ekip për t’u marrë me këtë individ”, tha endokrinologia.

Postime të ngjashme

Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë