Pyet mjekun: Djali im fle ditën, rri zgjuar natën…

Përshëndetje! Ka më shumë se një muaj që djali im 15-vjeçar nuk arrin të flejë gjatë natës dhe fle vetëm në mëngjes rreth orës 5:30 /6:00.

Si pasojë në orën 7:00, kur shkoj ta zgjoj për të shkuar në shkollë, i flihet shumë dhe nuk arrin të zgjohet… dhe qëndron në shtëpi.

Kam folur me mësuesen dhe me mjekun por nuk kam arritur ta zgjidh problemin dhe situata me djalin më duket sikur po përkeqësohet. Ç’duhet të bëj? Kujt duhet t’i drejtohem për të kuptuar se çfarë po i ndodh tim biri?

E nderuar lexuese, fatkeqësisht ky është një fenomen që ndodh shpesh te adoleshentët. Djemtë e rinj shpesh janë si “bufët e natës” dhe në mënyrë të natyrshme priren të shkojnë të flenë vonë dhe si pasojë në mëngjes do të zgjodhen shumë vonë. Disa të rinj shkojnë në ekstrem të kësaj sjelljeje dhe rasti i djalit tuaj duket i tillë, duke bërë që ai të mos u përgjigjet dot angazhimeve të përditshme, siç është në këtë rast shkolla. Si rrjedhojë është shumë e rëndësishme që gradualisht t’ia ndryshoni orarin e rënies në gjumë, duke e detyruar që të zgjohet herët në mëngjes edhe nëse ai ka fjetur vetëm 2-3 orë. Gjithashtu oraret e fjetjes dhe zgjimit duhet t’ia mbani të tilla edhe në fundjavë.

Sigurisht, për djalin tuaj do të jetë e vështirë t’i bindet rregullave, edhe për ju do të jetë e vështirë ta detyroni t’i zbatojë. Megjithatë kjo është zgjidhja e vetme e efektshme për të.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë