Përshtati në shqip: Blertina Koka
Disa njerëz janë të dhënë aq shumë pas punës sa bëjnë gjithçka për të. I tillë është edhe ky kirurg nga Kina, i cili është cilësuar si “kirurgu hero”.
Kirurgu Luo Heng është bërë i famshëm në të gjithë botën pas publikimit të disa fotove ku shfaqet duke fjetur në dysheme pasi kishte qenë në shërbim për 28 orë, pa ndërprerje.
Gjatë këtyre 28 orëve ai ka bërë 3 operacione, dy gjatë natës dhe tre të tjera mëngjesin e ditës tjetër.
Njerëz nga e gjithë bota e kanë vlerësuar për dedikimin dhe punën e vështirë. Ndërsa të tjerë kanë ngritur shqetësimin në lidhje me faktin që mjekët nuk kanë mundësi të bëjnë pushimin e duhur që të jenë gati për punë.
Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al



